Site icon Telegrafi

Fifi bëhet pjesë e “Dancing With The Stars Albania”

Edhe pak kohë na ndan nga edicioni i ri i spektaklit të “Dancing With The Stars Albania”.

Tashmë në faqen zyrtare të DWTS ka nisur zbulimi i emrave të njohur që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

Mes tyre është konfirmuar se këtë vit do të marrë pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi-Fifi.

Foto: Fifi/Instagram

Autorja e “Diell” do të jetë partnere me balerinin e njohur nga Shqipëria, Graciano Tagani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

“Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Ai është personazh televiziv dhe balerin i njohur! Fifi dhe Graciano mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Suksese dyshes”, shkruhej në mbishkrimin e faqes zyrtare të spektaklit.

Foto: DWTS/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që personazhe të tjera të famshme që tashmë janë konfirmuar janë edhe aktorja Olta Gixhari dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version