Telegrafi

Fifi bëhet bionde

Ajo është këngëtare mjaft e veçantë dhe mbi të gjitha, artiste që guxon të bëjë ndryshime.

Bëhet fjalë për Filloreta Raçin, e cila njihet më mirë si Fifi dhe së fundi ka bërë një ndryshim në pamjen.

Në fakt, këngëtarja simpatike dhe shumë e dashur për publikun ka ngjyrosur flokët duke u bërë biondinë.

“Ku i kom biondinat e mia”, ka shkruar Fifi në llogarinë personale në Instagram, ku numëron 186 mijë ndjekës.

Kujtojmë se bukuroshes së fundi hakerat janë munduar t’ia marrin llogarinë zyrtare të rrjetit të lartcekur sociale, por që Filloreta e kishte parandaluar një veprim të tillë.

Lexo po ashtu Fifit përpiqen t’ia hakojnë Instagramin, këngëtarja i kap në kohë dhe u lë një mesazh hakerëve

Ndryshe, theksojmë se Raçi është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës. /Telegrafi/