Telegrafi

FIFA zgjedh tifozët e Celticut si më të mirët e vitit (Foto)

Tifozët e skuadrës së madhe skoceze, Celticut, janë zgjedhur si më të mirët e vitit.

Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale dhe ekipore.

Lexo po ashtu Tifozi i Celticut futet në fushë dhe tenton ta godas Mbappen (Foto)

Një i tillë ekipor ka ardhur edhe për skuadrën më të madhe skoceze, Celticun.

Kjo pasi, FIFA ka zgjedhur tifozët e Celticut si më të mirët e vitit. /Telegrafi/