Site icon Telegrafi

FIFA zbulon shifrën e çmendur se sa transferime janë realizuar vetëm në vitin 2024

Federata ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) njoftoi të martën se një numër rekord prej 11,000 transferimesh ndërkombëtare të regjistruara janë bërë në vitin 2024, që është një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se klubet në mbarë botën kanë shpenzuar më shumë se 6.4 miliardë dollarë për kompensim, që është shuma e dytë më e madhe në histori, por edhe një rënie prej 13.06 për qind krahasuar me rekordin e vitit të kaluar.

Liderë bindës mes konsumatorëve janë klubet evropiane me 5.58 miliardë dollarë, të dominuara nga klubet angleze që shpenzuan deri në 1.6 miliardë dollarë vetëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, edhe kjo shumë është një rënie prej 15.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kur klubet angleze shpenzuan dy miliardë dollarë.

Klubet nga Arabia Saudite gjithashtu regjistruan një rënie të shpenzimeve me 50.74 për qind.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në pesë ligat kryesore – gjithçka çfarë ndodhi në verën e 2024

Pas 875 milionë dollarëve të vitit të kaluar, klubet saudite këtë vit shpenzuan 431 milionë dollarë, por kjo shifër duhet të rritet duke pasur parasysh se periudha e transferimit në atë vend zgjat deri në tetor.

Rritje të xhiros është shënuar edhe në transferimet e futbollisteve, këtë vit klubet shpenzuan 6.8 milionë dollarë për dëmshpërblim, që është më shumë se dyfishi në krahasim me vitin e kaluar.

Exit mobile version