Telegrafi

FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral

FIFA e ka njoftuar Rusinë për sanksionet që ka vendosur t’i ndërmarrë në garat ku marrin pjesë.

Shtëpia e futbollit botërorë e ka sanksionuar kombëtaren ruse, shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se ndeshjet e play-offit në Kupën e Botës, Rusia do t’i luajë me një sërë kriteresh të rrepta.

Lexo po ashtu Veprim për t'u përshëndetur: Polonia rrezikon vendin në Kupën e Botës - por nuk pranon të luajë ndaj Rusisë

Ata do të detyrohen të luajnë në një terren neutral, pa himn shtetëror, pa flamur dhe pa tifozë.

Këto sanksione të FIFA-s janë përshëndetur nga shumë shtete që janë pjesë e tyre, duke thënë se ky është një vendim i drejtë.

Për më shumë, disa kombëtare nuk duan të luajnë ndaj Rusisë në play-off, por as edhe në garat e tjera, derisa nuk tërhiqet nga Ukraina. /Telegrafi/