Telegrafi

FIFA redukton numrin e lojtarëve të huazuar nga një skuadër

FIFA (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Shtëpia më e madhe në botë për futboll, FIFA, si duket do të marr një vendim në lidhje me huazimet e futbollistëve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë vendim zyrtar nga FIFA në lidhje me huazimet e futbollistëve.

Skuadrat evropiane, por edhe ato botërore deri më tani kanë huazuar sa kanë dashur futbollistë, si në rastin e Chelseat që ka 39 lojtarë të huazuar.

Por, tani FIFA pritet të marr një vendim në lidhje me numrin e futbollistëve që do të huazohen.

Sipas mediave britanike, FIFA do të reduktojë numrin e futbollistëve që do të lejohen të huazohen nga skuadrat.

Me vendimin e ri, skuadrat do të mund të huazojnë vetëm gjashtë deri në tetë lojtarë.

Ky vendim nëse merret nga organet përgjegjëse pritet të zbatohet nga sezoni 2020/21.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjatë ditës ose javëve të ardhshme pritet të merret një vendim final. /Telegrafi/