Site icon Telegrafi

FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve – Kosova ngjitet gjashtë pozita, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve për muajin nëntor, ku dhjetëshja e parë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për gjashtë vende.  

Në renditjen e re të FIFA-s, Belgjika vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 1727 pikë, por tani me pikë një hendek më të vogël të pikëve me ndjekësit.

Franca gjendet në pozitën e dytë me 1725 pikë, ndërsa vendi i tretë është i blinduar nga Brazili me 1676 pikë.

Pozita e katërt i përket Kroacisë, ndërsa Anglia dhe Portugalia zënë vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht.

Dhjetëshja e kombëtareve me ranglistën më të lartë vazhdon me Uruguain, Zvicrën, Spanjën dhe Danimarkën.

 

Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje në ranglistën e re të FIFA-s shkaku i rezultateve pozitive në Ligën e Kombeve.

Kosova ka arritur të ngritët për gjashtë pozita, pasi nga vendi i 137-të tani është në vendin e 131-të me 1113 pikë.

Në anën tjetër, renditja e Kombëtares së Shqipërisë ka mbetur e njëjtë në pozitën e 60-të me 1372 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version