Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për tri pozita në renditjen botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare dhe kjo ka ardhur pas dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 gjatë muajit mars.
FIFA edhe në këtë muaj, si çdo muaj ka përditësuar renditjen botërore të ekipeve kombëtare.
Gjatë pozitat e parë në renditje kanë mbetur të pandryshuara, ku Belgjika është e para, ndërsa pas saj vijnë: Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja.
Sipas renditjes së FIFA-s këtë të mërkurë, Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për tri pozita dhe zë vendin e 120-të.
Rënia e Dardanëve nga vendi i 117-të në atë të 120-të erdhi si pasojë e humbjeve nga Suedia 3:0 në shtëpi dhe 3:1 kundër Spanjës në udhëtim në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës.
Tani, Kosova ka 1151.73 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa në të kaluarën pati 1155 pikë.
Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të mbetet në pozitën e 60-të në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria momentalisht ka 1362.09 pikë në renditje, ndërsa kishte 1360 sosh në renditen e para-fundit. /Telegrafi/