Telegrafi

Trajnerët e nominuar nga FIFA për çmimin ‘The Best’

Pas nominimeve për lojtarin e vitit, FIFA ka vazhduar edhe me nominimet për trajnerin e vitit.

Shtëpia më e madhe e futbollit të do të ndajë çmimin ‘The Best’ edhe për strategun e vitit 2020.

Marcelo Bielsa, Hans-Dieter Flick, Jurgen Klopp, Julen Lopetegui dhe Zinedine Zidane, janë në listën e të nominuarëve.

Lexo po ashtu FIFA publikon listën e të nominuarëve për çmimin 'The Best'

Favoritë për të rrëmbyer çmimin si trajneri më i mirë në vitin 2020, është trajneri i Bayern Munichut që e fitoi tripletën në edicionin e kaluar.

Kujtojmë se çmimi ‘The Best’ do të ndahet më 17 dhjetor në Zurich të Zvicrës. /Telegrafi/