Site icon Telegrafi

FIFA lejon Taulant Seferin të luajë për Shqipërinë

Taulant Seferi, futbollisti shqiptaro-maqedonas, që së fundmi është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave në Maqedoni, mund të luajë për Shqipërinë.

Edhe për Seferin, pas kërkesës së vetë futbollistit dhe FSHF-së, drejtuar “FIFA Players Status Department” (Departamenti i Statusit të Lojtarit) është dhënë miratimi që të luajë me përfaqësuesen kuqezi.

Edhe futbollisti Seferi, ashtu si Elvir Maloku, një ditë më parë, janë vënë menjëherë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi.

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret e Europianit më 12 qershor, ora 20:00, ndaj Estonisë, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Exit mobile version