Telegrafi

FIFA kufizon numrin e lojtarëve të huazuar nga një skuadër brenda sezonit

FIFA ka njoftuar kufizime të rrepta në numrin e marrëveshjeve të huazimeve që klubet mund të bëjnë brenda një sezoni, deri në tetë lojtarë.

Kjo mund të jetë shkatërruese për shumë klubet italiane që kanë dhjetëra huazime ose operojnë duke përdorur huazim me detyrim blerje, një metodë e shtrirjes së pagesës për një vit të ndryshëm financiar.

Përveç klubeve italiane, kjo do të ndikoj shumë edhe tek klubet angleze, të cilët operojnë thuajse ngjashëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FIFA-s

Kufizimet do të hyjnë në fuqi sezonin e ardhshëm, duke filluar nga huazimet e brendshme dhe jashtme të klubit.

Pastaj, numri i huazimeve do të ulet në gjashtë sosh nga sezoni 2022-23.

Kjo vlen fillimisht vetëm për huazimet ndërkombëtare me lojtar të moshës 22 vjeç apo më të vjetër.

Këshilli i FIFA-s duhet akoma të aprovojë planet, me ligat individuale që u duhen tre vjet për t’u përshtatur me rregulla të ngjashme. /Telegrafi/