Site icon Telegrafi

FIFA konfirmon se Liverpoolit i lejohet ta bllokojë pjesëmarrjen e Salahut në Lojërat Olimpike të Tokios

FIFA ka konfirmuar se Liverpooli mund të bllokojë pjesëmarrjen e Mohamed Salahut në Lojërat Olimpikë të Tokios që mbahen në verë të këtij viti.

Trajneri i Egjiptit për grupmoshat U23, Shawky Gharib ka zbuluar se po planifikon që të ftojë yllin e The Reds nga tre lojtarët e mundshëm që janë mbi moshë për të marrë pjesë në këtë garë.

Por, Jurgen Kloppit i është bërë me dije nga FIFA se ka të drejtë të bllokojë pjesëmarrjen e anësorit të tij në këto Lojëra Olimpikë, shkaku që nuk janën nën udhëheqjen e tyre.

Mirëpo, Liverpoolit do t’i duhet të lirojë Salahun, Sadio Manen dhe Naby Keitan të luajnë në janarin e vitit të ardhshëm në Kupën e Kombeve të Afrikës, e që do të mbeteshin pa tre lojtarë kryesor.

Nëse skuadra angleze tenton t’i bllokojë të tre lojtarët në janar që të luajnë për kombëtaret e tyre, atëherë ata nuk mund të luajnë në Ligën Premier derisa të përfundojë gara.

Lexo po ashtu Salah, Mane dhe Keita do të mungojnë deri në gjashtë javë te Liverpooli shkaku i Kupës së Kombeve në Afrikë

Rregullat e FIFA-s nuk vlejnë për Lojërat Olimpike që zhvillohen në Tokio, pasi rregulloret e tyre nuk janë të përfshira në këtë garë.

Kujtojmë se Lojërat që do të mbahen në Tokio mund të anulohen shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë vendin. /Telegrafi/

Exit mobile version