Site icon Telegrafi

FIFA i kërkoi ta fshinte foton me shqiponjë në finalen në Rusi, Era Istrefi: Qava, u ndjeva e diskriminuar

Artistja e njohur, Era Istrefi është padyshim një prej emrave më të njohur shqiptar e cila suksesshëm ka arritur të depërtoi edhe ndërkombëtarisht.

Ishte hiti i saj “Bon bon” që i hapi rrugën për të tjera suksese, duke e bërë kështu edhe këngëtaren e parë shqiptare që ka performuar në finalin e Kampionatit Botëror në futboll “Fifa World Cup 2018”.

Artistja nga Kosova iu bashkua yjeve botërore, Will Smith dhe Nicky Jam për të bërë përmbylljen e kampionatit në Rusi, që shënoi një prej momente kulminant në karrierën e saj deri më tani.

Foto: Arkiv

Këtë moment, Era e ka rikujtuar edhe një herë gjatë intervistës së fundit në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Istrefi u shpreh se për të performuara në finale ajo fillimisht hyri në një audicion prej 30-të artistëve, në mesin e të cilëve ajo u përzgjodh për të kënduar himnin e botërorit “Live It Up”.

Foto: Arkiv

Derisa u ndje krenare për këtë, Era tha se ishte mbështetja e shqiptarëve që e emocionoi më shumë duke bërë që të pozonte me shqiponjë në stadium, por u detyra nga FIFA që foton ta largonte nga Instagrami.

Lexo po ashtu Era Istrefi vjen me foto të reja provokuese teksa ekspozon trupin e tonifikuar

“2 miliardë njerëz i kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, çka mi ka ndez ndjenjat shumë ka qenë mbështetja e shqiptarëve, reagimi dhe krenaria e tyre dhe kjo është përcjellë te unë shumë”, tha Era.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva patriotizimin dhe ishte moment i bukur shumë, por FIFA më thanë që duhet ta fshihja nga Instagrami se është lëvizje politike. M’i lëndoj pak ndjenjat, me të thënë të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava, thash pse nuk mund të jem krenare prej nga jam. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prapë”, u shpreh tutje këngëtarja.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që tashmë artistja pas një pauze të gjatë është rikthyer në muzikë me këngët e reja dhe gjithashtu ka nisur performancat në koncerte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version