Lajmet e mira para ndeshjes Kosovë – Kroaci nuk kanë të ndalur.
Sot, FIFA i ka dhënë lejen edhe portierit Adis Nurkoviq për të veshur fanellën e Kosovës.
Lajmi u konfirmua për Gazetën Olle nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me ardhjen e kësaj leje, kompletohet e gjithë skuadra e Kosovës, pasi dje erdhi leja edhe për Arbër Zenelin.