Site icon Telegrafi

FIFA me humbje prej 369 milionë dollarëve

FIFA pret humbje edhe më të mëdha këtë vit, ndërsa stabilizimi i situatës dhe fitimi i një miliard dollarëve pritet në vitin 2018.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) vitin e kaluar ka pasur një humbje prej 369 milion dollarësh.

Arsyeja kryesore për humbje të tilla të mëdha janë kostot e hetimit nga autoritetet zvicerane dhe amerikane për korrupsionin në FIFA, si dhe tërheqja e disa prej sponsorëve.

Lexo po ashtu FIFA shpall ndarjen e formatit të ri të Kupës së Botës të vitit 2026, ku garojnë 48 skuadra kombëtare

Sipas paralajmërimeve, FIFA pret humbje edhe më të mëdha këtë vit, ndërsa stabilizimi i situatës dhe fitimi i një miliard dollarëve pritet në vitin 2018, kryesisht nga të drejtat televizive për Kupën e Botës në Rusi.

FIFA nuk i ka shitur ende 24 vende të totalit 34 sa janë në program të sponsorizimit për Kupën e Botës në Rusi.

Shpenzimet ligjore të FIFA-s ,vitin e kaluar, në hetimin e autoriteteve zvicerane dhe amerikane arrijnë në më shumë se 50 milionë dollarë.

Në kongresin e shkurtit, ku u zgjodh presidenti i ri, Gianni Infantino, FIFA ka shpenzuar 7.9 milionë dollarë dhe me 5.6 milionë dollarë janë rritur pagesat e anëtarëve të Këshillit të FIFA-s.

Exit mobile version