Site icon Telegrafi

FIFA gjobit federatën spanjolle

FIFA ndëshkon Federatën Spanjolle të futbollit për shkak të parregullsive në kontratat me lojtarët nën moshën 18 vjeç të klubeve të Primera Division.

Qeveria e futbollit botërori dërgoi një komunikatë zyrtare në zyrat e Federatës iberike ku bënte të ditur se i linte në dispozicion një periudhë kohore prej 6 muajsh për të modifikuar rregulloren dhe sistemin e transferimit të futbollistëve minorenë. Në të njëjtën kohë, FIFA bëri të ditur se ndaj RFEF është marrë edhe masa e ndëshkimit më një gjobë prej 200 mijë eurosh për këtë çështje.

Sipas FIFA, Federata Spanjolle ka shkelur, në mënyrë të veçantë nenin 19 të Rregullores për Statusin dhe Transferimet e futbollistëve, si dhe disa pika të tjera të rregullave për regjistrimin dhe aktivizimin në gara të ndryshme të lojtarëve të caktuar.

Vendimi i FIFA u mor pas hetimit të kryer rastet e transferimit të futbollistëve minorenë të Realit dhe Atletico Madrid për periudhat 2005-2014 në rastin e “Los Blancos” dhe 2007-2014 për “Los Colchoneros”.

Exit mobile version