Site icon Telegrafi

FIFA fshin postimin për Cristiano Ronaldon në Twitter pasi fansat i akuzuan për talljen e portugezit

Llogaria zyrtare e FIFA-s për Kupën e Botës në Twitter është detyruar të fshijë një postim që përfshinte Cristiano Ronaldon pasi fansat i kritikuan ata për ‘tallje’.

Të dielën, Kupa e Botës “Katar 2022” përfundoi në një stil që të lë pa frymë pas finales dramatike mes Argjentinës dhe Francës që u zhvillua në Lusail Stadium.

Me ardhjen në turne, të gjitha bisedimet ishin nëse njëri prej Lionel Messit apo Ronaldos më në fund mund të arrijë në dorë trofeun e artë.

Pas 120 minutash aksion spektakolar, ndeshja përfundoi 3-3. Ëndrra e Kupës së Botës u bë realitet në mënyrë spektakolare për Messin, pasi ai udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje 4-2 në penalltitë ndaj Francës për të ngritur titullin e tij të parë të botës.

Ëndrra e Ronaldos për lavdi përfundoi me eliminimin e Portugalisë nga Maroku në fazën çerekfinale.

Të mërkurën në mëngjes, llogaria zyrtare e Kupës së Botës në Twitter postoi një fotografi të Ronaldos me gishtin e madh lart, me një mbishkrim ku shkruhej: “Gishtit lartë, nëse vërtet e keni shijuar FIFA Kupën e Botës”.

Tifozët reaguan shpejt ndaj postimit në Twitter, ku shumë prej tyre treguan pakënaqësinë e tyre për vendimin për të përfshirë një foto të Ronaldos.

“Tallje në një nivel tjetër nga FIFA”, “Personi që mirëmban këtë llogari është një tifoz i Messit” dhe “E neveritshme. Kjo tregon se njerëzit që e postojnë këtë nuk janë të drejtë dhe kanë qenë gjithmonë në anën e Messit”, ishin disa nga reagimet.

Ndryshe, pas një Botërori zhgënjyes, Ronaldo tani është pa klub pasi kontrata e tij me Manchester United u ndërpre muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version