Site icon Telegrafi

FIFA e hetoi Juventusin për shitjen e Paul Pogbas, transferimi del të jetë në rregull

A man poses for pictures after purchasing a Manchester United shirt with the name and squad number of recent signing French midfielder Paul Pogba outside Old Traford in Manchester, north west England, on August 9, 2016. The world record for a transfer fee was shredded Tuesday when French superstar Paul Pogba completed a sensational return to Manchester United from Juventus for 105 million euros ($116 million). / AFP / PAUL ELLIS (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se Bianconerët janë shfajësuar plotësisht nga FIFA për çështjen e transferimit të Paul Pogbas. 

Ishte konfirmuar në qershor se organi më i lartë i futbollit botëror po hetonte transferimin e Pogbas.

E gjithë kjo për dyshimet mbi një pagesë për agjentin Mino Raiola, që mund t’i kishte shkelur rregullat e pronësisë së palës së tretë.

Hetimi i FIFA-s ka zbuluar se Juventusi nuk është i implikuar dhe këtë ua ka treguar edhe presidenti Agnelli aksionarëve në klub.

Raiola kishte pranuar 27 milionë euro nga Juve për transferimin, dhe me dokumentet e publikuara nga ‘Football Leaks’, shkruhej se edhe Pogba dhe United duhet ta paguajnë.

Lexo po ashtu Werner ëndërron të luaj për Man Unitedin

Aty shkruhej se agjenti do të përfitojë 49 milionë euro nga marrëveshja, ndërsa klubi anglez ka paguar 105 milionë euro.

Pogba deri këtë vit ishte lojtari më i shtrenjtë në histori, por që u thye nga Neymar me 222 milionë euro.

Më shtrenjtë se Pogba kanë kushtuar edhe Dembele i Barcelonës dhe Mbappe i PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version