Telegrafi

FIFA dhe kryetari Infantino për Vokrrin: Shembull i entuziazmit, përkushtimit dhe lidershqipit

FIFA ka publikuar një komunikatë zyrtare pas vdekjes së trishtë të ikonës së futollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kreu i FFK-së vdiq pas një komplikimi shëndetësor. Vokrri ishte vetëm 57 vjeç.

Në reagimin e vet, FIFA sjellë edhe një prononcim të Gianni Infantinos, kryetarit të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Lexo po ashtu Jeta dhe vepra e Fadil Vokrrit - Të gjitha lajmet rreth tij

Telegrafi sjell më poshtë komunikatën e plotë me deklaratën e Infantinos, ashtu siç është publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s:

Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Ish sulmluesi i Partizanit, Nimesit dhe Fenerbahces ka luajtur në nivelin ndërkombëtar për Jugosllavinë në vitet e 80-tadhe u shpall lojtari më i mirë i atij vendi në vitni 1987.

I lindur në Prishtinë, karrierën e filloi në ekipin e vendlindjes ku ai krijoi reputacionin si një prej lojtarëve më të mirë që do të dilte nga Ballkani.

Suksesi i tij shkon përtej ditëve të tij si futbollist, pasi ai ishte kreu i FFK-së kur Kosova u bë anëtarja e 210-të të organizatës në vitin 2016, në Kongresin e 66-të të FIFA-s.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe pikëllimin për vdekjen e Vokrrit.

“Jam shumë i pikëlluar nga ky lajm dhe në emër të komunitetit të futbollit mbarë botëror, dhe në emër timin, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit”.

“Ai ka qenë pioner në shumë mënyra: ai ka arritur karrierë të madhe ndërkobmëtare, ka luajtur në klube të ndryshme dhe në kampionate të ndryshme të nivelit të lartë në një kohë kur kjo nuk ishte aq e zakonshme sikur sot. Dhe, po ashtu, ai ka vënë bazat e njohjes së Kosovës nga FIFA”.

“Për këtë duhet energji e jashtëzakonsme, besim dhe fuqi e sakrificës. Fadili i kishte të gjitha këto, ai ishte ky lloj njeriu: Një shembull i entuziazmit dhe përkushtimit, një lider i mrekullueshëm të cilin jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar”, u shpreh Infantino.

/Telegrafi/