Site icon Telegrafi

FIFA bën revolucion, ndryshon rregullat sa i përket huazimit të futbollistëve

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka ndryshuar rregullat sa i përket afateve kalimtare të transferimeve të futbollistëve.

FIFA ka vendosur të bëjë një revolucion sa i përket marrëveshjeve të huazimeve nga klubet.

Rregullorja e cila futet në fuqi nga sezoni i ardhshëm i detyron klubet të huazojnë maksimumi tetë lojtarë gjatë sezonit 2022-2023.

Ndërsa në sezonin 2023-2024, numri i futbollistëve të huazuar do të shkojë në shtatë, dhe në vitin 2024-2025 do të lejohen vetëm gjashtë huazime.

Sa i përket kohëzgjatjes së huazimit, minimumi do të jetë gjashtë muaj, ndërsa maksimumi i një huazimi mund të shkojë deri në një vit.

Asnjë klub nuk mund të dërgojë më shumë se tre futbollist në huazim tek një klub i njëjtë. Këto rregulla janë vetëm për lojtarët mbi 21 vjeçar.

FIFA ka treguar se janë tri arsyeja që kanë marrë këtë vendim.

/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version