Site icon Telegrafi

FIFA akuzon talentin e Real Madridit për gjeste raciste pas festimit të tij (Foto/Video)

Ylli i Uruguait U-20, Nicolas Valverde, mund të dënohet nga FIFA pasi u akuzua që ka bërë një gjest racist gjatë fitores në çerekfinale të Kupës së Botës të dielën ndaj Portugalisë.

Të rinjtë e Amerikës së Jugut fituan në një përplasje në çerekfinale, duke fituar në penallti pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me barazim 2-2.

Valverde shënoi dy herë nga pika e penalltisë, duke barazuar në pjesën e dytë, por mënyra e festimit të tij pas penalltisë së parë, në të cilën ai uli sytë, mund ta dënohet nga FIFA.

Adoleshenti i Real Madrid Castillas ka pohuar se gjesti ishte në homazh për agjentin e tij të parë, legjendën e zbulimit të talenteve, uruguaian Edgardo ‘El Chino’ Lasalvia.

Festimi i Valverdes

Megjithatë, Valverde publikoi një kërkim falje në gjuhën koreane në faqen e tij zyrtare në Twitter.

“Kjo ishte një festë private për miqtë e mi, jo një akt racist, është bërë pa ndonjë qëllim racist dhe kërkoj falje”, ka shpjeguar Valverde në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Festimin e tij FIFA po e cilëson racist

FIFA tani i ka bërë thirrje Uruguait të shpjegojë veprimet e Valverdes, një foto festive të të gjithë skuadrës në të cilën disa lojtarë Celeste bëjnë një gjest të ngjashëm.

Federata e Futbollit të Uruguait (AUF) duhet t’i përgjigjet citimit të FIFA-s deri të martën, në të cilën do të bëhen publike dënimi i Valverdes dhe kombëtares së tyre. /Telegrafi/

https://twitter.com/UHeroesGls/status/871308362230763520

Exit mobile version