Site icon Telegrafi

Fierakun e çojnë te vendi i krimit, tregon si e groposi shokun pasi e vrau (Video)

Janë publikuar momentet kur i arrestuari i dyshuar për vrasjen e fierakut 36-vjeçar Kreshnik Beqiraj, u çua në vendin ku kishte groposuar kufomën e shokut.

Në videon shihet momenti, kur i dyshuari Albert Zekaj, tregoi se kanalin se ku e kishte hedhur dhe groposur atë me gjithë çekiçin që e goditi pë vdekje.

Krimi i ndodhur në muajin qershor të vitit 2017, u zbulua këtë të enjte nga policia e Fierit, ku si i dyshuar për masakrimin e Beqirajt u arrestua shoku i tij.

Nga hetimet e policisë u bë e mundur zbardhja e vrasjes së Beqiraj, dhe arrestimi i autorit të dyshuar Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

I dyshuari ka qenë shok me viktimën Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Por më 22 qershor 2017 rreth orës 23:00, Zekaj dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Pas marrjes në pyetje 32-vjeçari pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. Gjithçka pas një debati për pagesën e qerasë, ku viktima mendohet se do e nxirrte nga shtëpia Zekaj, për shkak se nuk kishte shlyer detyrimet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin janar 2018 policia e Fierit ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Exit mobile version