Site icon Telegrafi

Fidane kumbulle për 50 fermerë llapjan

Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Podujevës ka subvencionuar 50 fermerë llapjanë me fidane kumbulle.

Në kuadër të projekteve për subvencionime të fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) e Komunës së Podujevës ka shpërndarë fidane kumbulle për 50 fermerë llapjanë.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, ka përgëzuar të gjithë fermerët përfitues, të cilët edhe i porositi që mbëltimin dhe përkujdesjen ta bëjnë në përputhje me udhëzimet e dhëna nga ky departament.

“Komuna jonë në vazhdimësi po e rritë mbështetjen për fermerët e vyer llapjan, kjo dëshmohet me rritjen e numrit të fermerëve dhe sasisë së fidanëve që po e japim këtë vit. Ajo çfarë kërkojmë nga ju fermerë të nderuar është të jeni të përkushtuar dhe mbëltimin ta bëni në bazë të udhëzimeve të cilat do t’i merrni në trajnimet të cilat do t’i organizojmë ne si drejtori, ku do të ligjërojnë dhe do t’u japin këshilla ekspert të kësaj fushe”, tha Januzi

Ky projekt është i financuar nga buxheti i komunës së Podujevës, ndërsa sasitë e fidanëve të dhuruara do të mjaftojnë që secili fermer të mbëltojë nga 0.60 ari sipërfaqe të plantacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version