Telegrafi

Fidan Rama: Kurti për dy javë e la opozitën pa tema

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka komentuar qëndrimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti pas ardhjes në pushtet.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimet e shpejta të Kurtit mund të jenë të dëmshme në të ardhmen për vendin.

Ai siç përcjell Telegrafi, thotë se brenda dy jave Albin Kurti e ka lënë opozitën pa tema.

“Të vetmet tema ku opozita ka mundur të kundërshtohet Kurti ishin pikërisht këto: Çështja e flamurit, varri i Rugovës, himni etj.”.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se deri në ndonjë vendim të mundshëm për largimin e taksës, Kurti do të “flejë shlirë” si kryeministër.

Lexo po ashtu Ahmeti: Nuk e kam paramenduar se një javë pasi Kurti vjen në pushtet bëhen dy marrëveshje me Serbinë

“Opozita në këtë kohë nuk do të ketë ndonjë armë me të cilën mund të godasë Kurtin”.

Lexo po ashtu Muja e quan normal ndryshimin e Kurtit: Ai tash nuk përfaqëson vetëm Vetëvendosjen

Rama thotë se natyrisht që ndryshimet e Kurtit janë të pritshme pasi janë disa rregulla që kur je kryeministër do të duhet t’i respektosh./Telegrafi/