Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Skënderbeut të Korçës, Fidal Aliti thuhet se do ta vazhdojë karrierën në kampionatin suedez.
Skënderbeu nuk po kalon në formë të mirë pasi ka tri humbje nga katër ndeshjet e fundit në kampionat.
Megjithatë, ideja e drejtuesve të klubit shqiptar është të shesin futbollistë në kampionatet e huaja, pasi nuk mund të marrin pjesë në gara evropiane pas dënimit nga UEFA.
Kështu, emri më i lakuar është ai i mbrojtësit të Kosovës, Fidan Aliti, i cili mund të depërtohet më lehtë jashtë kufijve.
Burime të ndryshme të mediumit shqiptar Telesport thonë se marrëveshja për Alitin është mbyllur dhe mbrojtësi nga Kosova është shitur tashmë.
Aliti thuhet se do të vazhdojë karrierën në Suedi, ndërsa korçarët do të përfitojnë rreth 500 mijë euro nga transferimi i tij.
Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakic ka udhëtuar drejt shtetit skandinav dhe ka arritur që të mbyllë marrëveshjen dhe detajet e vogla të transferimit.
Ekipi ende nuk bëhet i ditur, por i rëndësishëm është fakti se arkëtimi i korçarëve do të jetë i majmë dhe futbollisti do të vijojë karrierën në një shtet tjetër.
Aliti në të kaluarën ka ka luajtur me Luzernin, Sheriff Tiraspolin dhe Slaven Belupon, ndërsa ekipet e mundshme që mund të rrëmbejnë Alitin janë AIK-u, kampioni i Suedisë, Malmo apo Norrkopingun. /Telegrafi/