Telegrafi

Fidan Aliti: Kualifikimi ka mbaruar dhe realiteti është tabela – jemi të zhgënjyer

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka thënë se ndihen të zhgënjyer pas dështimit në këto kualifikime dhe sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë.

Dardanët i mbyllen eliminatoret e Euro 2024 me humbje 0-1 nga Bjellorusia duke bërë që ekipi përfaqësues të përfundoj në pozitën e pestë.

Pas humbjes ka folur mbrojtësi Aliti, i cili ka thënë se tani realitet është tabela dhe duan sa më shpejt të ringrihen pas këtij dështimi.

Lexo po ashtu Kosovë 0-1 Bjellorusi, notat e lojtarëve

“Kualifikimi ka mbaruar dhe realiteti është tabela. Ajo nuk rren. Jemi të zhgënjyer sepse kemi dashur së paku të mbesim para Bjellorusisë, pasi u mbyll puna e kualifikimit”.

“Pas ndeshjes nuk di çfarë të them për ekipin, pasi kemi dhënë gjithçka në fushë dhe nuk patëm fat për gol dhe ata në mposhten vetëm me një rast në 90 minuta”.

Lexo po ashtu Gliha mendon se Kosova e meritoi fitoren, për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh

“Ndryshime? Herët është me fol për këtë punë. Duhet të ulemi të gjithë bashkë dhe ta analizojmë çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte keq. Duhet të provojmë për të përmirësuar situatën dhe ta dërgojmë Kosovën përpara”.

“Shpresojmë të ri ngrihemi. Dëshira e lojtarëve është në maksimum, pasi e japim maksimumin në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/