Telegrafi

Fiça përballë tankut, simboli që kujton rezistencën ndaj forcës dhe agresionit (Foto/Video)

Ishte fundi i qershorit 1991 dhe i tërë vendi ishte në dëshpërim duke pritur për atë ditë që po bëhej gjithnjë e më e dukshme. Kroacia po futej në luftë.

Vera sapo kishte filluar dhe të gjithë e kishin të qartë – ajo do të sillte vetëm frikë, dëshpërim dhe shkatërrim, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën datë si sot, në vitin 1991 tanket e ushtrisë dolën në rrugët e Osijekut për të demonstruar haptazi pushtetin.

Por në rrugë u gjend edhe një Fiçë e kuqe, e parkuar në mes të rrugës.

Natyrisht një Fiçë e vogël ishte një “kafshatë” e lehtë për tanket e mëdha, por largimi i saj do të bëhej një nga simbolet e famshme të rezistencës ndaj armatës jugosllave, transmeton Telegrafi.

E siç shkruajnë mediat kroate, në vitin 2011, për Fiçën e kuqe u ndërtua një monument në Osijek që kujton rezistencën e shtetit të ri kundër forcës dhe agresionit. /Telegrafi/