Telegrafi

Fiat prezanton Doblon ‘e freskuar’ (Foto)

Prodhuesi italian, Fiat, e ka prezantuar modelin e ridizajnuar Doblo në Hannover, i cili krahas ndryshimeve në dukjen e jashtme dhe enterierin, përmban edhe efikasitet të zmadhuar.

Ndryshimet në dukje janë bërë në parakolp dhe dritat për mjegull, dritat e pasme e të ngjashme, si edhe në brendësi.

Oferta e motorëve me benzinë, do të përbëhet nga motori atmosferik 1.4 l me 95 KF dhe moment maksimal rrotullimi prej 127 Nm.

Po ashtu, në ofertë është edhe motori turbo 1.4 l që zhvillon 120 KF dhe moment maksimal rrotullimi prej 206 Nm. Ky motor do të jetë në dispozicion edhe më të ashtuquajturin ‘dual fuel’ që krahas benzinës do të shfrytëzojë edhe metan.

Motorizimi do të përfshijë edhe Multijet II turbo me naftë, 1.3l dhe 1.6 l. I pari do të zhvillojë 90 KF (66 kW), kurse i dyti 105 KF (77 kW). /Telegrafi/