Site icon Telegrafi

‘Fiat Chrysler’ shpërblen punëtorët me nga 5,500 dollarë secilin

Kompania ‘Fiat Chrysler Automobiles’ (FCA), e cila operon në Auburn Hills të SHBA-ve, sot njoftoi se për vitin 2017 ka fituar 4.4 miliardë dollarë, kështu duke i rritur fitimet me mbi 93 për qind dhe për këtë do të shpërblej me nga 5,500 dollarë secilin punëtor, shkruan Telegrafi.

Kompania pati performancë të lartë në Amerikën e Veriut e Latine dhe Evropë, si dhe përmirësime të theksuara në markën e saj ‘Maserati’.

Sipas njoftimit kompania dyfishoi të ardhurat e saj në tremujorin e katërt të vitit të kaluar dhe përgjysmoi borxhin e saj industrial, kështu duke ndihmuar që kompania t’i përbush në mënyrë të plotë objektivat.

FCA tha se ka pasur përmirsime të fitimeve të saja paraprake në të gjitha rajonet nga viti 2016. Në 6.49 miliardë dollarë në Amerikën e Veriut nga 6.37 miliardë dollarë , në Amerikën Latine në 187 milionë dollarë nga 6.2 milionë dollarë dhe në Azi në 213 milionë dollarë nga 130 milionë dollarë .

Përmirësimet erdhën përkundër një rënie të shitjeve amerikane prej 8 për qind apo 2.1 milionë automjete.

Rreth 40 mijë punëtorë do t’i marrin shpërblimet e tyre me 16 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version