Site icon Telegrafi

Fiat 500e u kthye në një makinë elektrike ‘barbie’

Në mesin e superveturave, veturave luksoze dhe sportive në Auto Show në Los Angeles ishte edhe një “lodër”, dhe ajo ishte një veturë e quajtur Barbie Extra.

Të gjithë e njohin mirë lodrën e fëmijëve, apo kukullën Barbi, si dhe të gjithë aksesorët që i shkojnë.

Mes tyre është sigurisht vetura Barbie, e cila tani ka marrë versionin e saj të vërtetë, plotësisht funksional.

Bëhet fjalë për një veturë me madhësi reale e bazuar në Fiat 500e, e cila është rezultat i punës së prodhuesit të lodrave Mattel në bashkëpunim me dizajnerë dhe inxhinierë të shumtë të klasit botëror. Puna nuk ishte e lehtë, por produkti përfundimtar është vërtet interesant.

Në këtë projekt, një model 3D i një veture Barbie fillimisht u gjenerua nga kompjuteri dhe më pas u zgjerua në madhësinë e tij aktuale.

Kjo u pasua me bashkimin e bazës dhe trupit, lyerjen dhe prodhimin e rripave speciale.

Vetura fuqizohet nga një motor elektrik Fiat që zhvillon 111 kuaj fuqi.

Kjo veturë do të mbetet unike dhe me siguri do të mbahet në Muzeun Mattel. /Telegrafi/

Exit mobile version