Telegrafi

FHK-ja dënon rëndë sulmin ndaj delegatit Vitaku

(Foto: kosovahandball.info)

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj delegatit të ndeshjes Istogu – Vushtrria, Sebahedin Vitaku.

Delegati Vitaku është sulmuar gjatë ndeshjes së kadeteve të këtyre dy skuadrave. Sulmin e ka kryer një anëtar i kryesisë së klubit mysafir.

FHK-ja dënon rëndë sulmin fizik ndaj delegatit – thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë incident do të vendoset gjatë javës së ardhshme nga organet kompetente të garave të FHK-së.

Për shkak të sulmit, nuk është luajtur ndeshja e senioreve të Istogut dhe Vushtrrisë. Ndeshja e ekipeve seniore pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.