Në raportin më të ri të Freedom House për liri të shtypit, Maqedonia nga grupi pjesërisht të lira ka rënë në grupin e shteteve jo të lira, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo është për shkak se zbulimi i përgjimeve masive dhe të paligjshme të gazetarëve nga ana e qeverisë, lidhjet e korrupsionit mes zyrtarëve dhe pronarëve të medias, si dhe kërcënimeve në rritje dhe sulmet ndaj punonjësve të medias.
Në fakt Maqedonia është vendi i vetëm në rajon, së bashku me Turqinë, e cila është në mesin e vendeve jo të lira. Të gjithë të tjerët janë në grupin pjesërisht të lira.
Gjithashtu Maqedonia është në mesin e vendeve e cila vitin e kaluar është vënë re ne rëniet më të mëdha. Midis tyre janë Turqia, Bangladeshi, Burundi, Franca, Serbia, Jemeni, Egjipti dhe Zimbabve. /Telegrafi/