Site icon Telegrafi

FFK pranon kërkesën e Gjilanit për shtyrjen e ndeshjes ndaj Fushë Kosovës, shkak problemet e klubit gjilanas

SC Gjilani po vuan jashtëzakonisht shumë në këtë verë, pasi presidenti i klubit, Florim Zuka, ka vendosur të largohet.

Pasi luajtën në Ligën e Konferencës dhe u eliminuan në raundin e parë nga   Progres Niederkorn, gjërat nuk kanë shkuar mirë në këtë klub.

Fillimisht ishte donatori i klubit, Florim Zuka, që paralajmëroi largimin, ndërsa pas tij edhe mbi dhjetë lojtarë.

Kjo ka bërë që Gjilani të mos jetë gati për kampionatin që do të fillojë në këtë fundjavë dhe i ka bërë kërkesë FFK-së që të shtyjë ndeshjen e parë, gjë që është pranuar.

“Komisioni i Garave pas shqyrtimit dhe analizës së kërkesës së SC Gjilani, për shkak të gjendjes në këtë klub dhe problemet me të cilat po ballafaqohet me fillimin e garave, vendosi që ndeshja e javës së parë: KF Fushë Kosova – SC Gjilani të shtyhet. Ajo do të zhvillohet në terminin e parë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lexo po ashtu Largime të tjera konfirmohen nga Gjilani, klubi mbetet me futbollistë të akademisë

Disa drejtues të klubit vazhdojnë të jenë në bisedime me biznesmen që janë të gatshëm të financojnë në klubin gjilanas. /Telegrafi/

Exit mobile version