Telegrafi

FFK konfirmon: Valon Berisha i bashkohet Kosovës

Bajram Shala, menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, ka njoftuar se Valon Berisha ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

Shala ka konfirmuar për Kohën Ditore se mesfushori i Salzburgut ka vendosur të mos luajë për Norvegjinë.

Ditë më parë përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo deklaroi se vëllezërit Valon e Veton Berisha do të luajnë për Norvegjinë, por kjo ishte demantuar nga FFK.

Shala nuk ka njoftuar asgjë për të ardhmen e vëllait të Valonit, sulmuesit të Greuther Furthit.