Site icon Telegrafi

FFK konfirmon miqësoren në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Foto: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19.

Foto: FFK

Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.

Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë.

Exit mobile version