Site icon Telegrafi

FFK kërkon nga klubet respektimin strikt të protokollit anti COVID-19

(Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga të gjitha klubet që ta respektojnë në mënyrë strikte protokollin dhe masat anti COVID-19, në mënyrë që të mos vijë deri te ndërprerja e aktivitetit.

Organet kompetente tashmë i kanë dhënë vërejtje serioze FFK-së për mosrespektimin e këtij protokolli në disa prej ndeshjeve të zhvilluara deri më tash dhe në rast se një gjë e tillë përsëritet, atëherë do të bëhet pezullimi i aktiviteteve.

Andaj, FFK u bën thirrje të gjitha klubeve që të jenë vigjilente dhe strikte në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga protokolli i institucioneve shëndetësore në luftën kundër COVID-19.

Njëherësh kërkohet nga të gjithë personat zyrtarë dhe organet e saj që të mos lejojnë fillimin e asnjë ndeshjeje në rast se do të ketë persona të paautorizuar në stadiumet e futbollit.

Exit mobile version