Tashmë është të zyrtare. Arbër Zeneli bëhet lojtari i gjashtë që i bashkohet Kosovës, i pari nga Përfaqësuesja e Suedisë.
Mesfushori me tipare sulmuese refuzoi U-21 të Suedisë, për t’iu bashkuar Kosovës.
Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses, ka shkruar se Arbëri është lojtar me të ardhme të jashtëzakonshme.
Zeneli luan me Herenveenin e Holandës, ku po shkëlqen në kampionatin holandez.
Përzgjedhësi i Suedisë, Hakan Ericsoon, e ka quajtur humbje të dhimbshme lajmin për largimin e Zenelit.