Site icon Telegrafi

FFK demanton trajnerin e Norvegjisë për vëllezërit Berisha

Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës, ka deklaruar se trajneri i Norvegjisë ka dhënë deklarata të pavërteta se vëllezërit Veton e Valon Berisha janë caktuar që të vazhdojnë të luajnë për Norvegjinë.

Ai ka njoftuar se dy vëllezërit janë shumë afër vendimit për t’i thënë PO Kosovës.

Sipas njoftimit të tij dita e nesërme është vendimtarja.

“Deklaratat e trajnerit të Norvegjisë se Valon dhe Veton Berisha janë përcaktuar për të luajtur për Norvegjinë, nuk janë aspak të vërteta. Dy vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës. Ata sot kanë pasur kontaktet e radhës me selektrin Albert Bunjaku dhe tashmë mbetën vetëm bisedat e fundit me familjën e tyre para se të marrin vendimin definitive!”

“Pavarsisht se janë në listën e Norvegjisë, ata nuk kanë marrë akoma vendimin definitive, e nesermja është dita vendimtare për vendimin e tyre!!!”, ka shkruar Shala.

Exit mobile version