Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë publik emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet në javën e fundit të Superligës.
Kjo fundjavë do të jetë e fundit për ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Nga e premtja deri të dielën do të zhvillohen gjatë ndeshjet e parapara për javën e 33-të të këtij sezoni.
Java fillon me tri ndeshje të premtes, ku takimi i parë mes Trepça ’89-Vllaznia e Pozheranit do të gjykohet nga Ilir Mehmeti si kryesor, i ndihmuar nga Florim Jakupi dhe Ali Peshteri.
Ndeshja tjetër në mes të Besës së Pejës dhe Llapit do të gjykohet nga Dardan Çaka, i ndihmuar nga Safet Berisha dhe Besnik Morina.
Takimi tjetër i të premtes mes Flamurtarit dhe Feronikelit i është besuar Shpëtim Murtezit me anësorët, Jakup Musolli dhe Fatmir Abrashi.
Drenica dhe Liria do të luajnë mes vete të dielën në Bajram Aliu, ku gjyqtar kryesorë do të jetë Erdall Zasella, i ndihmuar nga Ramadan Hysani dhe Selami Haziri.
Ndeshjës tjetër të së shtunës mes Vëllaznimit dhe Gjilanit, e cila do të caktoj direkt ekipin që do të mbetet në barazh dhe takimin e së dielës që do të caktoj kampionin mes Prishtinës dhe Dritës ende nuk i janë caktuar gjyqtarët.
Sipas informacioneve të Telegrafit për këto dy ndeshje, gjyqtarët do të caktohet një ditë para ndeshjes ose në ditën e ndeshjes për t’ju ikur çdo eventualiteti për ndonjë marrëveshje apo diçka tjetër të pahijshme. /Telegrafi/