Drejtor i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, tha se Vetëvendosje është partia që ka fituar zgjedhjet dhe se ajo mund ta formojë qeverinë.
Sipas tij nëse merret për bazë deklarata e Fatmir Limajt, i cili e la mundësinë e hapur për të hyrë në koalicion me LVV-në, “Qeveria është gati”.
“Nëse ka një qasje të zotit Kurti që ta bëjë sa më shpejt qeverinë e drejtuar prej tij e ka gati zotin Limaj që ta formojë qeverinë sapo të certifikohen rezultatet”, tha Fetoshi, për RTV21.
Ndërsa, analisti Gëzim Kasapolli tha se deri para 5- 6 vitesh Kosova ka qenë e rreshtuar drejt në raport me aleatët.
Ai kritikoi qeverisjen Kurti për, siç tha, sfidimin e marrëdhënieve me BE-ne dhe SHBA-në.
“Ne edhe mirësinë edhe ndihmën e kemi marrë të mirëqenë. Ne kemi besuar se do të vazhdojmë të jemi të përkëdhelurit e SHBA-ve duke mos parë një realitet ku SHBA-ja i ka edhe interesat e veta dhe në koalicionet e mëdha superfuqitë i sakrifikojnë aleatët e vegjël… Fatkeqësisht interesat e VV-së dhe Albin Kurtit janë në shpërputhje apo në përpjestim të zhdrejtë me interesat e Kosovës“, tha Kasapolli.