Kryeministri Zoran Zaev do të thirret që të dëshmojë për rastin “Monsta”, njoftoi prokurorja Fatime Fetai në seancën e sotme gjyqësore.
Njoftimi vjen pasi njëri prej prindërve të djemve të vrarë kërkoi përgjigje – nëse ata tani do të dëgjojnë fjalimet e të ashtuquajturve “arinjtë e mbrojtur”, gjegjësisht bisedat që u shpallën sekrete shtetërore nga prokuroria e rregullt.
Pastaj ai e thirri edhe në premtimin e kryeministrit Zaev, që prindërit do ta dinë se të kujt janë numrat e mbrojtur.
Gjyqi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovckës do të rifillojë më 5 shtator, me dëgjimet e bisedave të paraqitura nga LSDM-ja në PSP që janë pjesë e “bombave” dhe të propozuara nga prokuroria si prova të mëtejshme.
Në seancën e sotme për rastin “Monstra” u paraqitën dëshmi të reja./Telegrafi/