Site icon Telegrafi

Fetai: Dakordohem me qëndrimin e kolegëve të PSP-së

Jam dakord me qëndrimet e kolegëve të PSP-së dhe qëndroj në qëndrimin të cilën u tha javën e kaluar në konferencë për shtyp në PSP, tha për “Faktor” prokurorja Fatime Fetai. Ajo ende është në pushim vjetor, por është brenda vendit, mirëpo gjatë kohës së fjalimit të Lençe Ristevska ishte jashtë shtetit.

Ajo tani konfirmoi se qëndron prapa qëndrimeve të kolegëve të saj dhe se pret që hetimi të përfundojë sa më shpejt.

Pas arrestimit të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit për rastin “Haraçi”, prokurorja Ristevska në emër të kolegëve para mediave bëri thirrje për zbardhjen e sa më shpejtët të rastit dhe se veprimet e individëve nuk mund ta zbehin punën e të gjithëve.

“Si ekip çdo herë kemi vepruar sipas ligjeve dhe jemi munduar të jemi në nivel të detyrës. Në këtë drejtim dua të theksoj se qëndrojmë pas punës që kemi bërë deri tani dhe prapa lëndëve që kemi hapur. Dua të informoj se me vëmendje ndjekim ngjarjet e fundit, për të cilat shqetësohemi shumë dhe apelojmë që të respektohet prezumimi i pafajësisë”, deklaroi Ristevska.

Lexo po ashtu Ristevska e PSP-së: Çdo herë kemi punuar sipas ligjeve, qëndrojmë pas punës që e kemi bërë

Pas tetë ditëve heshtje sot para mediave foli prokurorja Katica Janeva, por prapa saj nuk ishte trupi i prokurorëve. Emri i prokurores Janeva po ndërlidhet me rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Exit mobile version