Telegrafi

Festonte shkurorëzimin, e përzunë nga klubi i striptizit (Foto)

Amber Heard ka dashur ta festojë shkurorëzimin nga Johnny Depp me një argëtim të ‘çmendur’, mirëpo asgjë nuk ka shkuar sipas planit për të dhe shoqet e saj.

Aktorja e njohur ishte shoqëruar nga Margot Robbie dhe Cara Delevingne në Londër, ndërsa vendosën të vizitonin një klub striptizi. Mirëpo, për shkak të sjelljes së pahijshme, atyre nuk iu është lejuar hyrja.

Lexo po ashtu Publikohet videoja – Johnny Depp i dhunshëm dhe hedh gjëra në prani të Amber Heard (Video)

Pronari i klubit ka thënë se femrat e famshme nuk ishin sjellë si duhej kundrejt klientëve të tjerë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Klubi kishte qenë i mbushur plot dhe kishte pasur rend para hyrjes, por Delevingne kishte kërkuar që t’i lëshonin menjëherë të hyjnë. Madje, ato kishin refuzuar të paguajnë edhe hyrjen prej 20 funtesh.

Cara gjatë gjithë kohës ka bërtitur ndaj stafit të sigurimit duke thënë: “A e dini kush jam unë? Unë jam Cara Delevingne, ndërsa kjo është shoqja ime Amber, e cila sapo është ndarë”.

“Bërtiste vazhdimisht ndaj stafit duke u thënë se ato ishin shumë të njohura, por ne jemi mësuar me gjëra të tilla. Në fund u detyruam t’u kërkojmë të largohen, sepse nuk donin të paguanin hyrjen”, ka thënë pronari.

Kujtojmë që Heard e ka finalizuar shkurorëzimin me Depp, të cilin e ka akuzuar për sjellje të dhunshme. Ai i ka paguar shtatë milionë dollarë në procesin e divorcit, ndërsa aktorja të gjitha ato para i ka dhuruar për qëllime humanitare. /Telegrafi/