Site icon Telegrafi

Feston një javë ditëlindje, Vesa Lumës i organizojnë festë befasi shoqet e ngushta

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka treguar ditë më parë se do të festojë një javë ditëlindjen.

Në natën e së premtes, atë e befasuan miket e saj më të mira me një festë befasi me rastin e javës së ditëlindjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tortë, shampanjë dhe balona ishin disa nga surprizat e mbrëmjes, përgatitur enkas për këngëtaren Luma.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar momentet e këndshme që ka kaluar nën shoqërinë e më të dashurave të saj.

“Pasunia ma e madhe e imja jane njerezit e mij shume te afert me te cilet ndaj jeten! Jam teper me fat qe sot gezoj shoqni te sinqerte, qika te cilat kane qene aty per mua gjithmone, e qe edhe sonte festuam nje vite te bukur po plot me sfida gzime ndarje e bashkime:). Falemderit nga zemra qikat e mija qe ju bashkangjitet ides teme me festu 1 jave ditlindjen. By the way, Po, i kom shoqet ma te bukra prej krejtve”, ka shkruar Vesa në Instagram.

Ndër personazhet që shihen të kenë qenë prezente në festë janë edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, dhe këngëtarja Jehona Sopi.

Ndërkohë, realisht ditëlindja e Vesës është më 12 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version