Site icon Telegrafi

Feston ditëlindjen e pestë, Teuta Krasniqi me dedikim emocional për të bijën: Nuk e di as se si fluturuan vitet prej kur ke lindur

Sot (e diel) shënohet një ditë e rëndësishme në familjen e aktores së njohur, Teuta Krasniqi.

Kjo pasi vajza e saj e dytë, Kaia, feston ditëlindjen e pestë dhe me këtë rast i është organizuar një festë.

Me rastin e ditës speciale, aktorja e “Engjëjt janë larg” i ka bërë edhe një dedikim emocional të bijës.

Foto: Instagram

“Kaia shpirti mamit, ti je shtëpia e lumturisë, shtëpia e dashurisë dhe e gëzimit. Nuk e di as si fluturuan pesë vite prej kur ke lindur. Për këto 5 vite, i ke sjellë familjes sonë lumturi të papërshkrueshme dhe dashuri të pafund, ti je vet gëzimi dhe lumturia”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Teuta Krasniqi

“Urime ditëlindja ‘baby Koala’ ime. Uroj që të kesh shëndet të plotë, dashuri të pakusht, lumturi, gëzime dhe mbarësi gjithmonë, bashkë me motrën tënde, nënën dhe babanë dhe gjithë njerëzit e tu të dashur. Zoti të bekoftë. Kur i numëroj bekimet e mia, ty dhe motrën tënde ju numëroj nga 100 herë. Të duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.


Kaia është vajza e dytë e Teutës nga martesa me Adonisin, ndërsa artistja ka edhe një vajzë të madhe nga martesa e mëparshme me këngëtarin, Blero Muharremi. /Telegrafi/

Exit mobile version