Site icon Telegrafi

Festojnë Milot Rashica dhe Ernest Muçi, fitojnë Kupën e Turqisë me Besiktasin

Besiktas ka arritur të mposht Trabzonsporin me rezultat 3-2 në finalen e Kupës së Turqisë.

Dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi luajtën në këtë ndeshje, duke dhënë kontributin e tyre.

Paul Onuachu shënoi fillimisht për Trabzonsporin për 1-0, por pak pa u mbyllur pjesa e parë Rachid Ghezza shënoi nga penalltia për 1-1.

Besiktas mori epërsinë në minutën e 54-të, kur Salih Ucan shënoi për 2-1, pas asistimit të Jackson Muleka.

Por Trabzonspor nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 2-2 me yllin e saj Nicolas Pepe.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, Al Musrati shënoi një super gol për t’i dhënë fitoren Besiktasit.

Ernest Muci luajti nga minuta e parë, ku u zëvendësua në fund, ndërsa Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të.

 

Për Rashicën është trofeu i dytë pasi vitin e shkuar fitoi titullin me Galatasarayn, ndërsa për Mucin është trofeu i parë në Turqi. /Telegrafi/

Exit mobile version