Site icon Telegrafi

Festoi me flamurin e UÇK-së, Driloni: E dua shumë, jam i gatshëm për të luftuar për Kosovën

Foto: Screenshot/YouTube

Drilon Rama u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ishte në finalen e madhe bashkë me Xuxin, Xhenetën, Vullnetin dhe Sara Kolamin.

I njëjti ka bërë paraqitjen e parë në “Weekend” duke folur për të gjitha, që nga hyrja në këtë spektakël e deri më tani.

Foto: Screenshot/YouTube

Boksieri tregon edhe pse u shfaq me flamurin UÇK në fund dhe lidhjen e veçantë që ka me të.

Driloni tha se është i gatshëm të kthehet për të luftuar nëse do të ndodhte një luftë në Kosovë.

Lexo po ashtu Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

“Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer, me marrë shikues jo”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Jemi me familje shumë të lidhur, në luftë çfarë ka ndodhur e të gjithë, me UÇK, gjithë i kam afër meje. E dua Kosovën shumë, veç këtu ndihem rehat. Edhe kur se shoh mërzitem më shumë për Kosovën. Unë në Gjermani që jam nuk harroj kurrë”. /Telegrafi/

Exit mobile version