Telegrafi

Festoi ditëlindjen e 100-të duke u hedhur me parashutë nga aeroplani, 74 vite pasi u lëshua njëjtë për herë të fundit

Thomas Hodgson nga Cumbria e Anglisë, e ka festuar ditëlindjen e 100-të, duke u hedhur me parashutë nga aeroplani, 74 vite pasi u lëshua për herë të fundit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai kishte lindur më 30 qershor 1919, pikërisht në ditën kur përfundoi Lufta e Parë Botërore, mirë lëshimi nuk mund të bëhej atë ditë, për shkak të erërave të fuqishme dhe është shtyrë për disa ditë, transmeton Telegrafi.

“Jam kënaqur aq shumë, sa që fjalët nuk e përshkruajnë. Më solli kohën e luftës, por këto mendime i largova menjëherë” ka thënë Hogson pasi aterroi me sukses.

Lëshimin që e bëri ish-ushtaraku, që i ka shërbyer forcave britanike në luftë, është bërë për të mbledhur para për bamirësi, që do të shkojnë për një organizatë shëndetësore. /Telegrafi/