Telegrafi

Festoi 90-vjetorin e lindjes duke u hedhur me parashutë nga 4.500 metra, gjyshja britanike paratë e mbledhura i jep për bamirësi

Një gjyshe aventuriere ka festuar ditëlindjen e saj të 90-të duke u hedhur me parashutë nga 4.500 metra lartësi – e këtë e ka bërë që paratë e mbledhura nga spektatorët t’i dhurojë për bamirësi.

Patricia Baker nga Lyton në Lancashire, ka realizuar ëndrrën e saj të kamotshme për t’u hedhur nga aeroplani me parashutë, e 1.500 funtet e fituara do t’i ndajë për dy projekte – shkollën Hillside dhe spitalin për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Gjyshja që i ka gjashtë nipa e mbesa dhe katër stërnipa e mbesa, është shfaqur në programin e mëngjesit “Good Morning Britain”, përkrah bijës 59-vjeçe Carole.

“Kur kërceva ishte një ndjenjë brilante”, ka deklaruar Patricia derisa po intervistohej nga gazetarët Piers Morgan dhe Susanna Reid. /Telegrafi/