Organizatorët e festivalit të famshëm të ndjekjes së djathit, që zhvillohet në Cambridgeshire të Anglisë, e kanë anuluar edicionin e këtij viti, si pasojë e mungesës së entuziazmit dhe shkaqeve të sigurisë.
Gara që mbahet çdo vit që prej gjysmës së shekullit XX, ka mbledhur pjesëmarrësit më 1 Maj, të cilët përpiqeshin të kapnin objektet e drurit, që ngjajnë me djathin e fshatit Stiliton, transmeton Telegrafi.
“Pas disa muajsh bisedime, kemi vendosur që këtë vit të mos ketë organizim, si pasojë e rënies së madhe të entuziazmit. Gjatë vitit të kaluar, kemi pasur vetëm dy grupe të regjistruara”, ka qenë arsyetimi i organizatorëve.
Për një garë të mirëfilltë, nevojiten tetë deri në 12 grupe meshkujsh, si dhe rreth dhjetë grupe me femra, gjë që nuk ka ndodhur në tri vitet e fundit.
Më poshtë mund të shihni një nga garat, që ka lënë shumë të lënduar, e që është një ndër arsyet për mos pjesëmarrje. /Telegrafi/